Katër predha antitank, si dhe disa municione të ndryshme u zbuluan në qytetin e Klosit këtë të premte.
Ato u gjetën në vendin e quajtur “Pazari i Vjetër”, nga banorë të zonës të cilët ishin duke punuar tokën bujqësore në afërsi të ish-repartit ushtarak.
Predhat u dërguan në tiranë për t’u demontuar nga forcat e repartit të xhenios.
Një predhë granatëhedhëse u gjet para pak ditësh edhe në shtratin e lumit Mat, pranë Klosit, e cila u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga ekspertët e xhenios që mbërritën në vendin e ngjarjes.
Ndonëse në maj të vitit 2016, Ministria e Mbrojtjes i çertifikoi të sigurta tunelet e Klosit, madje Ministrja Kodheli në atë kohë deklaroi se ato mund të përdoreshin nga pushteti vendor, por fakti është se në zonë ende ka armatime të cilat rrezikojnë jetën e banorëve.