Operacioni policor i koduar “Bagazhi i fundit” ne Rinas, ka vene ne pranga dy punonjes te ngarkim shkarkimit te bagazheve, te dyshuar per vjedhejen e bagazheve personale te udhetareve.
Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar 2 person D. M. 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 24 vjeç, banues në Ndroq, për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”. Gjithashtu po procedohen ne gjendje te lire 2 persona te tjere A. E, 27 vjeç, banues në Mëzez në Tiranë dhe R.H. 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.
Sakaq zbulimi i ketij grupi erdhi pas nje kallzimi ne komisariatin e policise Rinas per vjedhjen e 4800 eurove qe i perkisnin shtetasit H. E. vjedhje te cilen e ka konstatuar ne aeroportin e Lubjanës, Slloveni.
Pas arestimit te dy punonjesve te larte permendur 22 dhe 24 vjec eshte gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës shuma prej 4550 euro, ku dy shtetasit e arrestuar dyshohet se në bashkëpunim me njëri -tjetrin ja kanë vjedhur shtetasit H.E nga bagazhet.
Gjithashtu shtetasit e mësipërm në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë janë autorë të dyshuar edhe në disa raste të tjera vjedhje pasurie, konkretisht:
• Vjedhjes së një sasi vlerash monetare të shtetasit L.J, më datë15.04.2019
• Vjedhjes së një varse flori të shtetases A.Z më datë 24.04.2019
• Vjedhjes së një varse flori të shtetases D.H, më datë 13.05.2019
• Vjedhjes së një sasi vlerash monetare paund shtetasit L.K, më datë 10.03.2019.

Prokuroria do te vijoje punen për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë.