Është ulur ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19 në Qarkun e Dibrës. Për shkak se javën e fundit rastet e reja kanë qenë minimale dhe shërimet në numër të lartë, numri i të infektuarve aktiv me koronavirus në të gjithë qarkun është rreth 50 persona. Kjo ka bërë që ky qark jo vetëm të jetë i fundit në shkallë vendi por të ketë tre herë më pak raste se Qarku Kukës. Në 24 orët e fundit është shënuar vetëm një rast i ri në Dibër, ndërsa në Mat, Bulqizë e Klos nuk ka patur asnjë të infektuar të ri.

Numrin më të madh të të infektuarve aktiv e ka Tirana me rreth 2800 qytetar, ndërsa në shkallë vendi janë rreth 8800 raste aktive me Covid-19.

Megjithatë, Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor ju bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e masave mbrojtëse antiCovid.

Specialistët këshillojnë të shmangen grumbullimet dhe të ajrosen ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.