Ditën e sotme, PD-ja ka kërkuar heqjen e mandatit për kryebashkiakun e Matit, Agron Malajn me pretendimin se ka qënë i dënuar dhe e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi ka publikuar edhe vendimin e Gjykatës së Matit më 1999.
Më 7 tetor të vitit 1999, trupa gjykuese e përbërë nga Artan Çupi; Murat Lleshi dhe Ali Koleci ka dënuar me 10 muaj burg Agron Malajn për plagosje me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Por si ndodhi ngjarja? Çfarë krimi kreu kryebashkiaku socialist që mund t’i kushtojë karrierën e tij politike në krye të qytetit të tij? Dosja.al ka zbardhur vendimin e Gjykatës duke sqaruar zanafillën e sherrit të Malajt me një bashkëqytetar, debat që mund t’i kushtojë shtrenjtë.
Gjithçka ka nisur pasi Malaj dhe shoku i tij të cilin do të identifikojmë si E. Paçi, i cili dëmtuar motoçikletën bashkëqytetarit të tyre B.Bushati. Të dy djemtë e kishin paguar për dëmin por nuk B. nuk kishte mbetur i kënaqur. Sherri i nisur para një berberhaneje, përfundoi me dy persona të plagosur dhe 10 muaj burg për Malajn. Për të plagosur të riun në këmbë, Malaj kishte përdorur një pistoletë tip “TT”, të cilën e mbante pa leje.“Rreth orës 11:00 i pandehuri agron Malaj pasi është takuar me E. Paçin i ka propozuar që të shkojnë për t’u qethur tek lokali i Berberit K.Kola. Kur kanë mbërritur tek dera e lokalit lanë parë që po dilte i dëmtuari B.Bushati me të cilin para disa ditësh ishin zënë për prolemin e marrjes dhe dëmtimit të një motorçiklete nga ana e të pandehurve por që më pas e kishin likuiduar të dëmtuarin, për dëmin e shkaktuar duke e mbyllur çështjen. Tek dera e lokalit, Agron Malaj dhe B.Bushati kanë shkëmbyer replika dhe kanë shprehur pakënaqësi lidhur me likujdimin që ai i ka bërë për motoçikletën. Ngjarja ka evoluar në gridje dhe Agroni në një distancë 2 metra ka nxjerrë pistoletën tip TT model 54 me fishekë 7.6 mm duke qëlluar në këmbë B-në. Si pasojë është plagosur në brendësi të lokalit edhe dëshmitari A., i cili nuk ka paraqitur asnjë ankim,”-shkruhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës.
Ndërkohë sot sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka kërkuar që t’i hiqet mandati kryebashkiakut të Matit, Agron Malajt, i cili sipas tij është i dënuar. Sipas vendimit që PD-ja ka publikuar për mediat, më 7 tetor të vitit 1999, Agron Malaj është dënuar nga Gjykata e Matit me 10 muaj burg.
marrë nga Dosja