Ka marrë përmasa tragjike konflikti në Klos. Pas vrasjes së babë e bir, Renato dhe Liri Shira, autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri është larguar nga vendi i ngjarjes me qëllim largimin nga policia.



Por, sipas kreut të Policisë së Matit, autori i dyshuar i ngjarjes ka vrarë veten disa qindra metra larg vendit të ngjarjes.

Policia ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen në fjalë.


“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Englatin Hasula. U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë” tha Dhimitraq Ziu.