Vrasjet e grave, Vokshi: Mungesë totale e koordinimit të institucioneve parandaluese

Share

Dy vrasjet e fundit të grave të ndodhura në Mallakastër dhe ajo në Paskuqan kanë nxitur edhe reagimin e organizmave të grave. Kryetarja e Lidhjes Demokrate të Gruas, Albana Vokshi, duke komentuar dy këto ngjarje të rënda, tha se faji dhe përgjegjësia janë të gjitha të insitutcioneve që nuk kanë koordinuar për parandalimin e tyre.

Vokshi tha se për sa kohë, këto institucione do nuk do t’i marrin seriozisht denoncimet e femrave, atëherë ngjarje të tilla do të përsëriten. Këto deklarata, Vokshi i bëri gjatë takimeve në fundjavë me forumet e gruas në Dibër, Bulqizë e Mat.

Nga ana tjetër, Vokshi tha se me ardhjen e PD në pushtet, gratë do të kenë më shumë vëmendje, sidomos në parandalimin e akteve të tilla barbare ndaj tyre.

Read more

Local News