Prindërit e autorit të krimit makabër në Itali, ku Lulzim Toçi mbyti bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur, kanë treguar detaje që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen. Bashkim Toçi nga fshati Grezhdan i Dibrës, babai i autorit të dyshuar, rrëfeu se lajmin e ka marrë në 12 të natës nga gazetarët, ndërsa shpreh ngushëllimet për familjarët e nuses.

   Ndërkohë që policia italiane ende nuk ka dalë me një komunikim zyrtar në lidhje me arsyen që e shtuan autorin të kryejë krimin, babai i tij, hedh dyshimin se gjithçka mund të ketë ndodhur nga ndërrimi i medikamenteve të cilat 30-vjeçari merrte për kurimin ndaj depresionit. Ai u shpreh se djali i tij kurohej prej një viti, ndërsa është paralajmëruar nga mjeku që të mos ta linte të birin vetëm, pasi ekzistonte mundësia që të kryente diçka të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e natës së 9 Tetorit në banesën e familjes Toci në Via Karavaggio të Italisë.