Fshati Vojnik, në Njësinë Administrative Maqellarrë në Bashkinë Dibër, nuk e punon të gjithë tokën, duke e lënë pjesën më të madhe djerrë. Shkak për këtë bëhet mungesa e ujit vaditës. Ata kanë një rezervuar që dikur mbushej nga burimet e maleve të Maqellarës, por sot ai është tërësisht i thatë. Banorët fajësojnë institucionet të cilat sipas tyre nuk kanë bërë asnjë investim që prej viteve 90-të. Ky rezervuar mbante thuajse të gjitha tokat bujqësore të fshatit, ndërsa një pjesë tjetër vaditeshin nga kanali vaditës që vinte nga fshati Bllacë i Shupenzës. Banorët e Vojnikut janë shpresëhumbur se një ditë do tju rikthehen veprat vaditëse si dikur, ndaj dhe nuk i punojnë më tokat bujqësore të tyre.
Ashtu si Vojniku edhe fshatrat e tjerë të Maqellarës janë pa vepra vaditëse, ndonëse para viteve 90-të ishin të gjitha nën ujë.