Zbardhet sekma e mashtrimit me kredite fiktive te 7 personave që punonin ne fondacionin Besa. Sipas policisë së Tiranës truri i skemës ishte
Albana Imami, 48 vjeçe, drejtoresha e Fondacionit Besa në filialin tek Pazari i Ri. Mbi 800 qytetarë rezultojnë të kenë rënë pre e skemës mashtruese me kreditë dhe nga hetimet që kanë zgjatur ne me shume se një vit nuk rezulton të ketë përfshirje të drejtuesve të përgjithshëm të fondacionit që është specializuar në mikrokredi. Në prangat e policisë kanë përfunduar Albana Imami, 48 vjeçe, drejtoreshë në një nga degët e filialit të fondacionit, Blertina Kanani, 41 vjeçe, Esmeralda Vaso, 38 vjeç, Matilda Domi, 27 vjeçe,Mihal Hanxhari, 41 vjeç, ishoficer kredie; dhe Orkida Driza, 41 vjeçe, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive. Shuma e ketyre te fundit janë dhëne nga ky staf, deri tani ka shkuar në vlerën 2 000 000 euro dhe në përditësimin e saj shkon në rritje. Por gjatw kwsaj te enjte gjykata e Tiranës ka dhene masën e sigurise duke lene ne “arrest në burg” 4 nga te arrestuarit . Në burg u la Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa në arrest shtëpie, Matilda Domi dhe Esmeralda Vason, e cila është nene e nje femije te vogel.
Gjatë seancës, drejtoresha e filialit, Albana Imami pranoi dhënien e këtyre kredive, por tha se nuk ka qenë e vetëdijshme dhe ka qenë në delir. Diskutime pati mes saj dhe oficerëve të kredisë, të cilët në seancë pranuan firmosjen e një numri të kredive, por që këtë e kishin bërë me kërkesë të drejtoreshës Imami.Ndërkohë, një prej të arrestuarave, Orkida Driza, që sipas prokurorisë akuzohet si seksere, tha se është përdorur dhe për kredi aty ka cuar edhe fëmijët e saj.