Aksioni për ndëshkimin e vjedhësve të energjisë elektrike është shtrirë edhe në Qarkun e Dibrës. Mësohet se deri tani në të gjithë qarkun janë arrestuar 11 persona të cilët janë konstatuar nga grupet e punës duke vjedhur energji.
Këta persona të arrestuar janë 10 abonent familjar dhe 1 biznes.
Aksioni është zhvilluar në të gjitha zonat nga grupet e OSHEE dhe efektivët e policisë të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e abuzuesve me energjinë elektrike.
Burime pranë Drejtorisë Rajonale të OSHEE Burrel, thanë se kontrollet do të jenë pa ndërprerje dhe se të gjithë ata që do të konstatohen duke vjedhur energjinë, do të përballen me ligjin.
OSHEE ju kërkon qytetarëve që të mos tentojnë të vjedhin energjinë pasi do të jenë në fokusin e kontrolleve dhe ndëshkimi do të vijë sipas ligjeve në fuqi. Vjedhja e energjisë elektrike tashmë është krim dhe dënimi është me burg.