Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vijuar pa ndërprerje kontrollet për lidhjet e paligjshme.

Gjatë koontrolleve të ushtruara deri tani janë konstatuar në të gjithë zonën që mbulon Drejtoria Rajonale e OSHEE Burrel duke vjedhur energji elektrike 22 abonent mes të cilëve familjarë dhe biznese.

9 raste janë vetëm në rrethin e Matit. Grupet e kontrollit kanë zbuluar lidhje paralele të energjisë elektrike, të cilat abonentët i kishin vënë për tju shmangur pagesës së rrymës elektrike që kalon përmes matësit.

Burime pranë OSHEE Burrel thanë se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje ditën dhe natën në të gjithë territorin dhe të gjithë ata që do të konstatohen duke abuzuar me energjinë elektrike, do të përballen me dispozitat ligjore në fuqi.

Ky është aksioni më i madh që po zhvillon Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në të gjithë vendin, pas atij të zhvilluar në vitin 2013 ku me qindra qytetar që u konstatuan duke vjedhur energji elektrike u ndëshkuan.