Takimi i zhvilluar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj sot në qytetin e Burrelit ka ngjallur edhe reagimin e opozitës. Ish deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi tha se takimet janë thjeshtë show, ndërsa malet janë plot kanabis.

Statusi i plotë i ish deputetes Dhurata Çupi në Facebook.

“Sandër Lleshaj nuk ka asnjë ndryshim nga Saimir Tahiri. Njësoj si paraardhësi, bën vetëm show, ndërsa trafikantët vazhdojnë të kultivojnë kanabis të pashqetësuar. Këtë bëri edhe sot në Mat, ku kultivimi i kanabisit është rikthyer fuqishëm. Sandër Lleshaj bën naivin, megjithëse e di se ata që e shoqërojnë e kanè biznes te mirë. Matjanët e dinë se rikthimi i kultivimit masiv të kanabisit bëhet ne mbështetje totale tē shtetit tē Sander Lleshajt. Ky nuk ndryshon nga Saimiri, sepse tê dy kanë të njëjtin shef mbi kokë, që i ka vënë Shqipërisë damkën e Kolumbisë së Europës, duke e kthyer në një nga vendet kryesore të mbjelljes së kanabisit. Që Mati, Klosi, Dibra dhe e gjithë Shqipëria të shpëtojnë nga një grusht banditësh me pushtet, na duhet të largojmë Edi Ramën”.