Projekti për zgjerimin dhe rehabiltimin e trotuareve në territorin e Bashkisë së Dibrës është zgjeruar edhe në njësitë administrative. Pas ndërhyrjeve të bëra në rrugët e qytetit të Peshkopisë, aktualisht po punohet në rrugën “Ahmet Bega – Hasani” në Njësinë Administrative Tomin. Ashtu si në rrugët e qytetit, edhe në këtë rrugë po bëhet zgjerimi dhe shtrimi i trotuarave me pllakë. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve, Bedri Kamberi tha se investimi po bëhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Dibër. Sipas tij, banorët e Tominit do të kenë më shumë siguri teksa kalojnë në rrugë, pasi do të mund të përdorin hapsirën e dedikuar për ta, trotuaret.
Puna për ndërtimin e këtij trotuari pritet të mbyllet brenda një kohe të shkurtër, ndërsa investimet më pas do të zhvendosen në zona të tjera të Bashkisë Dibër.