Banorët e fshatrave Gjoçaj, Zall – Gjoçaj, Melth, Lam i Madh e Dukagjin në Bashkinë e Matit, po vijojnë rezistencën e tyre në mbrojtje të zallit të Melthit i cili do të merret me tubacione e do të dërgohet në një hidrocentral.
Prej një jave ata janë ngujuar në një çadër të ngritur në zonen e perroit, duke bllokuar vazhdimin e punimeve brenda parkut kombëtar Zall-Gjoçaj. Banorët shprehen se po mbrojnë parkun dhe burimet e ujrave nga grabitja dhe devijimi i tyre për t’i çuar në duart e privatit.
Megjithë protestat e vazhdueshme të këtyre banorëve ende nuk ka asnjë reagim nga ministritë e linjës, ajo e infrastrukturës dhe energjisë si dhe nga ministria e mjedisit.