Segmenti më i ndotur nga mbeturinat e hedhura vend e pa vend në rrugën nacionale Peshkopi – Tiranë është ai Qaf Bualli – Klos. Ky segment rruge është përdorur prej vitesh si venddepozitim mbetjesh ku anash saj janë hedhur mbeturina nga më të ndryshmet. Veç pikave hotspote në fshatin Kloskatund, një tjetër zonë problematike është edhe ajo në fshatin Plan i Bardhë. Siç shihet nga pamjet, mbeturina të llojeve të ndryshme që nga plastmasët e deri tek zarzavatet janë hedhur këtu.

Ndërkohë në këtë zonë nuk ka asnjë subjekt tregtar dhe e vetmja mundësi është që ato të kenë ardhur deri këtu nga subjekte që operojnë në qytetin e Bulqizës. Jashtë kameras banorët shprehen se shohin vazhdimisht furgonë mallrash që hedhin mbeturinat në ktë zonë. Madje edhe dyshekë të nxjerrë jashtë përdorimit.

Nga ana tjetër, pasoja bie mbi banorët e fshatit Plan i Bardhë të cilët i kane banesat pak metra më poshtë.

Ndotja e këtij aksi rrugor është bërë shpesh problem mediatik, por deri tani nuk janë marrë asnjë masë nga autoritetet për të gjetur ndotësit.