Rekamë

Me këtë thirrje e kanë nisur protestën e radhës banorët e Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit. Ata vijojnë të insistojnë për tu rihapur godina e shkollës së mesme të bashkuar “Haxhi Lata”. Vetë banorët kanë siguruar aktekspertimin e thelluar të inxhinjerëve të Institutit të Ndërtimit. Në këtë dokument thuhet se ndërtesa është pjesërisht e pasigurtë për përdorim dhe rekomandon që t’i bëhet një rikonstruksion. Sa i përket ndërtesës së re, në këtë aktekspertim thuhet për palestër sportive dhe jo godina arsimore. Banorët shprehen se nuk do të ndalin protestat e tyre dhe se refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkolla të tjera.
Ndërkohë, kryetarët e 5 fshatrave të Njësisë Administrative Suç i kanë dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit Edi Rama. Kryetari i Fshatit Suç, Flamur Keçi tha se protesta e bojkoti do të vijojë deri sa problemi të marrë zgjidhje.
Shkolla e mesme e Bashkuar “Haxhi Lata” në Suç prej Qershorit të vitit 2020 është mbyllur, pas një ekspertimi nga inxhinjerët e intitutit të ndërtimit në Tiranë, me Kërkesë të Bashkisë së Klosit.