Banorët e fshatrave Shtushaj, Okshatinë, Homezh, Kovashicë, Bllacë, Gjuras e Mazhicë në Njësinë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës do të kenë rrugë të asfaltuar. Aksi që i lidh këto fshatra me rrugën nacionale është asfaltuar. Mjetet e firmës konktraktore po punojnë prej dy ditësh në hedhjen e shtresës asfaltike. Banorët që preken nga ky investim shprehen se më në fund është zgjidhur një gangrenë e krijuar prej shumë vitesh. Ata thonë se kjo rrugë nuk kalohej gjatë stinës së dimrit, por tashmë me këtë investim ata afrohen jo vetëm me qytetin e Bulqizës por edhe me Tiranën pasi ju duhet shumë pak kohë për të dalë në rrugën e Arbrit.
Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla teksa ndoqi nga afër procesin e asfaltimit të kësaj rruge tha se tashmë kjo i shërben jo vetëm punës së përditshme të banorëve të shumë fshatrave, por edhe zhvillimit të turizmit në këtë zonë.
Asfaltimi i rrugës Ura e Serebinit – Shtushaj kap vlerën e 93 milion lekëve të rinj dhe është një investim me fondet e Bashkisë Bulqizë