Policia e Tiranës ka vëndosur ne pranga anetarin e trete te nje grupi kriminal. U është dashur një hetim disajavor oficereve te policise se kryeqytetit që të kapin dhe ndalojnë shtetasin Valter Ukcamaj, 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Aksioni i policise ku ra ne pranga 35-vjecari eshte ne vijim te operacionit “Përsëritësit“ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e gjobëvënies. Ne kete aksion, me 2 gusht 2019, rane ne pranga dy anetaret e tjere te ketij grupi, njeri prej te cileve njihej edhe si “koka” e bandes. Burime nga policia bën me dije se koka e grupit të gjobëvënësve është identifikuar si shtetasi Edmond Gecaj rreth 30 vjeç. Të ndaluarit, mes tyre kreu i grupit, Edmond Gecaj, dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12 mijë euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7500 euro. Ky person nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi në marsin e vitit 2016, ai së bashku me personin me iniciale S.M, tentuan të vrasin me thikë presidentin e klubit të Korabit, Fehmi Mëziu, por ndërhyrja në kohë e Policisë shmangi ngjarjen e rëndë. Kjo e fundit u parandalua nga patrullat e policisë së Komisariatit numër 1. Shkak i konflikt mes palëve ka qenë një shumë e madhe borxhi të cilën Mëziu u kishte marrë personave. Në polici Mziu ka thënë se këto para do të përdoreshin si investim në klubin e futbollit që ai drejton. Për shkak të dëshmive kontradiktore policia dyshon se këto para janë përdorur për aktivitete të paligjshme.