Tashmë është kthyer në një rutinë pothuajse të përditshme për kryeministrin Edi Rama promovimi i vendeve të bukura të Shqipërisë, i cili çdo mëngjes uron një ditë të mbarë me video nga vendet më të bukura shqiptare.

Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ndau një video me disa pamje nga projekti i Rrugës së Arbrit teksa e shoqëron edhe me një mbishkrim.

“MIRËMËNGJES 🙂 dhe me këtë vështrim mbi Rrugën e Arbërit, ku shijohet edhe cilësia e një projekti të konceptuar me synimin për ta harmonizuar sa më shumë me natyrën, ndërhyrjen e thellë përgjatë një peizazhi fantastik natyror, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, e sidomos në këtë rast, disa miqve këtu që nuk e di pse, po kur shohin investimet në Jug shkruajnë se nuk qenka investuar në Veri😊”, shkruan Rama.