Një incident i vogël ka ndodhur ditën e sotme teksa ish-kryeministri Sali Berisha po ngjitej në podium për të marrë fjalën.

Teksa ishte duke shkuar për në podium për të mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike, ish-kryeministri u pengua dhe ra në gjunjë.

Menjëherë ai u çua sërish dhe u pozicionua në foltore për të mbajtur fjalën e tij. Kanë qenë demokratët që ndodheshin në sallë, ata të cilët në momentin që Berisha u rrëzua u çuan të gjithë në këmbë dhe filluan të bërtasin “Të do e gjithë Shqipëria”.