Sot ne mesdite nje person i armatosur me kallashnikov dhe maske ka grabitur zyren postare ne Fushe- Bulqize. Personi i armatosur nen presionin e armes ka kercenuar punonjesen e Postes duke i kerkuar ti jape gjithe shumen e parave qe ndodheshin ne arken e kesaj agjensie. Personi akoma i pa identifikuar eshte larguar bashke me shumen e parave ne drejtim te paditur. Forcat e policise kane shkuar ne vendngjare per te hetuar mbi rrethanat e kesaj ngjarje te rende.