Qe nga dita e djeshme nga ora13.00 jo vetem qyteti i Burrelit por e gjithe Shqiperia ndodhet ne karantinim te detyruar deri ne oren 05.00 te dites se hene. Por sa u respektua ne kete te djele karantinimi nga qytetaret e Burrelit?

Sipas nje vezhgimi te mattv.al levizja e automjeteve eshte reduktuar totalisht dhe te vetmet automjete qe leviznin ne qytet ishin ato te policise dhe ushtrise.

Levizja e kembesoreve eshte reduktuar por jo totalisht. Ne disa raste disa qytetare kane shperfillur urdherat e qeverise duke dale shetitje ne qytet. Gjithashtune disa lagje te Burrelit vihej re grumbullim i te rinjeve te cilet gjithashtu kishin vendosur te mos zbatojne urdherat te cilet ndalojne ne menyre absolute grumbullimin e njerezve.