Ndryshe nga dy javët e kaluara kjo fundjavë nuk do të jetë e mbyllur që nga e premtja. Ministria e Shëndetësisë ka vënedosur që edhe e shtuna të jetë si ditët e tjera të javës, nga ora 5:00 deri në orën 17:30. Qytetarët do të vijojnë të lëvizin në këtë fashë orari, po ashtu edhe automjetet e bizneset. Për shkak të mungesës së informacionit, qytetarët janë dyndur në rrugë për të bërë blerjet e nevojshme ashtu si java e kaluar Ndonëse Mati e Klosi bëjnë pjesë në zonën e gjelbërt, institucuionet shëndetësore vijojnë të bëjnë apel për kujdes. Këshillat e mbrojtjes ndaj Covid-19 mbetetn të njëjta, distancimi fizik, higjena personale, shmangia e grumbullimeve, përdorimi i dezinfektantëve, maskave dhe dorezave. Ndërkohë, edhe të shtunën taskforca e ngritur për të kontrolluar bizneset do të jetë në terren duke bërë këshillime, ndërsa të hënën nisin ndëshkimet administrative për bizneset që nuk respektojnë masat anticovid.