Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje të shumta të cilat kanë sjellë problematika në shumë zona të vendit, më së shumti në veri.

Raportohet se në fshatin Muhurr në Dibër është dëmtuar ujësjellësi.

Për pasojë banorët kanë 4 ditë që nuk kanë ujë të pijshëm.

Mësohet se shkak për prishjen e ujësjellësit është bërë dëmtimi i linjës nga shembja tokësore nga reshjet.