Pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë ku një mjet i trasportit publik ngeci mbi urën e Domit, si rezultat i thyerjes së dërrasave, këtë të premte ishin vendosur dërrasa të reja.
Jashtë kameras, banorë të fshatrave Dom e Zall – Rripë thanë se pushteti vendor vendosi që të ndërhyjë në momentin që situata ishte në prag tragjedie.
Megjithëse janë vendosur ato dërrasa që ishin të thyera një ditë më parë, shtresa e urës vijon të jetë problematike. Kjo për shkak se thuajse të gjitha dërrasat e tjera janë të dëmtuara e gati në thyerje.
Por një tjetër problem madhor për këtë urë mbetet rreziku i kavove në anën jugore. Siç shihet nga pamjet, njëra prej kavove është gati në këputje duke mos ofruar siguri të mjaftueshme për kalimin e automjeteve mbi këtë urë.
Apeli i vazhdueshëm i qindra banorëve të fshatrave Dom e Zall – Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit ka qenë ndërtimi i një ure të re që do t’i jepte fund rrezikut që ju kanoset teksa kalojnë nga njëra anë e lumit në tjetrën.
Dritan Kurti