Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ashpër për mbylljen e televizionit Ora duke thënë se kryeministri Rama ínfektoi dhjetëra punonjës fasonerie, por nuk heziton të gjobisë zëra kritikë si Sonila Meço.

Në një shkrim në Twitter, Basha shkroi: “Ramavírusi ínfektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjòbit dhe mbyll median! Ramavírusi është e keqja më e madhe e Shqipërisë.”

Një natë më parë, ORA u gjòbit me 20 milionë lekë për shkelje të aktit Normativ që përcakton numrin e personave në një studio televizive. Shkeljet janë konstatuar përkatësisht në emisionin “Tempora” dhe “360 Gradë”, ndërsa Inspektoriati Shëndetësor Shqiptar ka kërkuar mbylljen e Televizionit në fjalë pas gjòbitjes nga ana e Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA), me 20 milionë lekë.