Kjo urë ndodhet tek ish pazari i vjetër në Klos dhe që i shërben mijëra banorëve të fshatit Dars, Fshat, e disa fshatrave të Njësisë Administrative Xibër. Ajo u ndërtua rreth 3 vite e gjysmë më parë me një bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Bashkisë së Klosit.
Por tashmë pas 40 muajsh, dërrasat e saj janë dëmtuar duke e bërë atë të rrezikshme për kalimin e mjeteve.
Siç duket nga pamjet, në disa vende dërrasat janë të thyera e të rrezikshme për çarjen e gomave të automjeteve që kalojnë mbi të. Të paktën në dy pika janë krijuar edhe gropa të cilat rrezikojnë edhe këmbësorët.
Megjithëse ura në fjalë u ndërtuar edhe për Njësinë Xibër, rruga e ndërtuar nga lagjja Neziraj e deri në fshatin Shkallë të Njësisë Xibër, nuk funksionojë siç duhet, duke bërë që investimi të mos e kryente funksionin për të cilin u financua.
Megjithatë, banorët e fshatrave Dars e Fshat, jashtë kameras u shprehën se kërkojnë që shtresa e urës të riparohet pasi është e vetmja mënyrë që ata të dalin në rrugën nacionale e të lidhen me klosin.