Peshkimi në liqenet e Ulzës dhe Shkopetit prej muajsh bëhet sipas rregullave të vendosura nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit Ulëz. Tashmë me ndarjen e zonave të gjuetisë për peshkatarët e liçensuar, janë këta të fundit që ruajnë liqenin. Ata kujdesen për zonën e tyre të peshkimit dhe kur konstatojnë paligjshmëri, njoftojnë organet e tjera. Kryetari i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit Ulëz, Gjon Rica thotë se rastet e gjuetisë së paligjshme kanë qenë të papërfillshme kohët e fundit.
Sa i përket zhvillimit të peshkut gjatë këtij vitit, Rica u shpreh se me hedhjen e rasatit në muajt e parë të vitit dhe mbajtjen e kuotës lart gjatë shtimit natyral ne mesin e stinës së pranverës, pritet që prodhimi i peshkut të jetë i madh.
Ndërkohë Organizata e Menaxhimit të Peshkimit Ulëz, pritet që ta kthejë në traditë hedhjen e rasatit në liqenet Ulëz e Shkopet, ku nsi këtë vit me hedhjen e 100 mijë copëve.