260 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve në Itali, duke e çuar numrin total të viktimave në 26644
Bilanci sa vjen e ulet, pasi sot janë shënuar 155 më pak të vdekur, krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkohë numri i të infektuarve me Covid-19 është 2324 persna, duke e çuar numrin e të prekurve në 197674 total. Në Itali, deri më tani janë shëruar 63.120 të infektuar, dhe i janë kthyer jetës normale, ndërsa në gjendje kritike për jetën ndodhen
Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi, dhomat e urgjencës janë boshatisur. Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.
Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.