Jemi mësuar të shohim ulje të ndjeshme të nivelit të liqenit të Ulzës në periudha të ndryshme, por kësaj radhe është liqeni i Shkopetit që ka marrë një pamje të shëmtuar.
Niveli i liqenit të shkopetit është ulur në mënyrë drastike, duke krijuar një pamje vërtetë të rëndë. Burime për Mat Televizon thanë se niveli është ulur ndjeshëm që pas ndaljes së reshjeve të shirave në muajin Qershor.
Me marrjen edhe të statusit si EKO-Park, në zonë po zhvillohen edhe biznese, çka për shumë qytetar prishin në një farë mënyrë imazhin e virgjër që kishte krijuar e gjithë vija liqenore nga hidrocentrali i Shkopetit e deri tek Ura e Ulzës.
Megjithatë, specialistët e peshkimit thonë se një ulje e tillë e nivelit të ujit dëmton rëndë gjallesat ujore për shkak se uji ngrohet shumë si rezultat i sasisë së vogël.
Ulja në kuota gati minimale të të dy liqeneve, Ulëz e Shkopet, prej shumë vitesh ka qenë problemi më i madh me të cilin janë përballur jo vetëm banorët e zonës por edhe organizatat vendore të Peshkimit. Këto të fundit në fillim të këtij viti hodhën në liqenet Ulëz e Shkopet 100 mijë copë rasat, për të kontribuar kështu në shtimin e peshkut në këto liqene