Ulet mosha e prekjes nga sëmundjet reumatizmale, Mjekja Gjoni” shkaqet janë të ndryshme
Sëmundjet reumatizmale po bëhen akoma më të shpeshta vitet e fundit. Nëse deri tani grupmosha më e prekur apo më e riskuar ka qenë mbi 45 vjeç, kohët e fundit vihet re një ulje e moshës së pacientëve të prekur nga këto sëmundje. Mjekja Reumatologe pranë spitalit Bashkiak Mat, Ligea Gjoni thotë se janë shtuar moshat e reja të prekura nga sëmundjet reumatizmale që nga 20 vjeç. Gjoni shton se shkaqet janë të ndryshme, por kryesore mbetet mungesa e aktivitetit fizik dhe mënyra e të ushqyerit. E rëndësishme për pacientin është që të mos e lërë gjatë sëmundjen pa u trajtuar, por t’i drejtohet mjekut specialist dhe të marrë trajtimin e nevojshëm para se gjendja të jetë e agravuar. Ashtu si shumë mjek të tjerë specialist, edhe mjekja Ligea Gjoni do të jetë pranë spitalit Bashkiak Mat çdo të hënë dhe të enjte, në mënyrë që qytetarët e Matit të marrin shërbimin pa qenë nevoja të udhëtojnë drejt Dibrës apo Tiranës.