Një efektiv i policisë rrugore në sektorin e qarkullimit rrugor në Mat ka denoncuar një kërcënim që i është bërë familjes së tij me datë 27 Tetor.

Efektivi Ilir Pica thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë banesës së tij në afërsi të Kthesës së Kamzës në Tiranë.

Ilir Pica ka folur për Fax News ku sqaron se nuk kishte pasur të shtëna me armë pasi policia patrulla e policisë kishte arritur shpejt në shtëpinë e tij dhe nuk kishte pasur një përshkallëzim të situatës.

Përse mendoni se ka ndodhur një ngjarje e tillë?

Efektivi i Policisë, Ilir Pica: Dua të sqaroj se nuk ka pasur të shtëna me armë. Nuk e di kush e ka bërë, nuk dyshoj tek askush. Nuk e di në botë. Kam kërkuar që familja të merret në mbrojtje. Është goditur dera e jashtme, kanë tentuar të hyjnë brenda. Falë zotit ka arritur aty dhe nuk kanë arritur të bëjnë dëme të tjera.

Komisariati i policisë ka marrë masa duke dërguar patrullën në vendngjarje. Unë kam bërë kallëzim dhe policia po heton për ngjarjen.

Banesa në të cilën është ushtruar dhuna ka kamera sigurie për të bërë të mundur identifikimin e autorëve?

Jo nuk ka pasur kamera sigurie. Nuk e di nëse mund të zbulohen autorët, por po punohet nga policia.