Një 23-vjeçar nga Prizreni humbi jetën ditën e djeshme tragjikisht, pasi u qëllua me thikë. Viktima është vëllai i këngëtarit Tafil Kurtishi dhe lajmin e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social Facebook.

“Miq shok dashamir ju njoftoj se sot vllau im Mendim Kurtishi humbi jeten tragjikisht ne moshen 23 vjeqare .Allahu te past shberbly me xhenet vllau im,” shkruhet në postim.

Kujtojmë që 23 vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë, teksa një veturë e ka goditur dhe më pas dy persona kanë dalë dhe e kanë sulmuar me thikë.