Pavarësisht se u tha se do të kishte masa shtesë, Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të mos ketë kufizime shtesë sa i takon frenimit të përhapjes së Covid 19.

Mira Rakacolli, Albana Fico dhe Skënder Brataj, thanë se shifrat në ditët e fundit kanë pasur një rënie të lehtë, dhe kjo tregon se masat që kanë qenë në fuqi kanë dhënë rezultatet e para, dhe në vijim situata do të mbetet nën monitorim.

Rakacolli:

Situata në vend vijon që të jetë delikate, që do të thotë se do të monitorohet me vëmendje, dhe tregon se ka qenë e qëndrueshme, me një tendencë ulje në javën që lamë pas. Do të mbetemi në të njëjta masa kufizuese, që kanë qenë në fuqi deri më sot. 

Masat që mbeten në fuqi:

kufizohet lëvizja nga ora 20:00-6:00 me përjashtim të emergjencave dhe lëvizjeve për punë;

aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të ndalohet nga ora 20:00-6:00;

kalojnë në mësim online shkollat e mesme në bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz;

zgjatet sezoni i provimeve për universitetet për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor;