Rekamë

Ka dalë para Gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë, Lulzim Cuku, 45-vjeçari i cili mbrëmjen e të shtunës vrau bashkëshorten e tij Manjola Cuku 33 vjeçe. Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur ne anesen e tyre ne Xhafzotaj ku Cuku ka qëlluar me thike tre here nenen e tre femijeve te tij te mitur. Prokuroria kërkoi arrest me burg, ndërsa në seancën gjyqësore janë treguar detaje rrëqethëse. Në dosje janë shkruar detajet e krimit ku shkruhet se ditën e ngjarjes se rende në katin e dytë ishin degjuar të qarat e fëmijëv të cilët ishin pranë trupit te pajete te nenes se tyre, e cila ndodhej ne tualet, atje ku dhe policia gjeti gruan. Sipas burimeve mesohet se më shumë se tre muajsh mes çifti kishte grindje të vazhdueshme, ndërsa 45-vjeçari pretendonte se bashkëshortja e tij e kishte kthyer banesën në shtëpi publike. Këto pretendime sipas Cukut i ka ngritur pasi vjehrri i tij i kishte thënë se banesa ishte bërë vend të droguarish. Më pas para oficerëve të policisë Lulzim Cuku ka thënë se ka ftuar gruan të shkojë me të në Greqi por ajo nuk kishte pranuar. Cuku është baba i 3 fëmijëve të mitur, ndërsa në vitin 2006 ka qenë i dënuar për dhunë në familje. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën më 1 shkurt, ndërsa pas krimit, autori ka hipur në një makinë dhe është nisur drejt Dibrës për t’u strehuar atje e për t’i shpëtuar policisë, por gjatë rrugës ai është penduar dhe është vetëdorëzuar në Komisariatin e Burrelit, ku ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë, i shtyrë nga xhelozia, dhe madje ka tentuar edhe vetëvrasjen.