Për shkarkimin e Kreut të Shtëpisë së  duheshin 2/3 e votave të senatorëve ose e kthyer në vota 67  dhe ishte parashikuar që Trump do të shpëtonte pasi Senati kryesohet nga republikanët.

Senatorët u pyetën njëri pas tjetrit dhe u përgjigjën me gojë nëse Donald Trump ishte apo jo fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij.

Me këtë votim Senati i dha fund tentativës së Kongresit për ta hequr nga detyra Donald Trump, në një çështje që ndau SHBA-në në dysh.

Në dhjetor të vitit të shkuar, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve e akuzuan presidentin se kishte ushtruar presion ndaj Ukrainës, për të hetuar ish zv.presidentin Biden dhe djalin e tij, rival i Trump në garën presidenciale të këtij viti, dhe më pas është përpjekur ta mbulojë këtë lajm duke penguar një hetim nga ana e Kongresit.