Firma e cila ka ndërtuar rrugon e Arbrit ka ndërtuar edhe rrugën lidhëse nga Ura e fshatit Fshat deri tek rreth-rrotullimi. Por një dëmtim i ndodhur në afërsi të rrugës nacionale Qaf Buall – Klos një vit e gjysëm më parë nuk është rregulluar ende. Shirat e mëdha mbushën tombinon e rrugës duke bërë çarje të asfaltit. Që prej dëmtimit, ajo është mbushur me zhavor por nuk është riasfaltuar. Drejtuesit e mjeteve që përdorin çdo ditë këtë aks rrugor thonë se është turp të lihet në këtë gjendje rruga pasi nuk ka ndonjë kosto të madhe për ta asfaltuar. Sipas tyre, kompania mund të kishte rregulluar gjatë kohës që po asfaltonte pjesën e mbetur të rrugës së Arbrit por nuk e ka bërë. Ata shpresojnë që të shtrohet edhe kjo pjesë rruge pasi është e pakuptimtë që të vazhdojë të jetë kështu.
Dëmtimi i kësaj pjese rruge ka ndodhur gjatë shirave të rrëmbyeshëm të Nëntorit të vitit 2023, por që atëherë, vetëm është hedhur zhavor e nuk është marrë asnjë masë tjetër.