Shtetet e Bashkuara shënuan numrin më të lartë të viktimave në një ditë të vetme, ndërsa mbi 1800 persona humbën jetën në 24 orët e fundit.

Bilanci i ri tragjik, e çon totalin e viktimave në vend në gati 13 mijë, sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins”.

Sakaq, në total numri i të infektuarve në SHBA ka arritur në 400 mijë banorë.