Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku ka humbur jetën një fëmijë.

Policia njofton se fëmija ishte duke luajtur pranë banesës së tij, ku është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Gjithashtu janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, pasi një shtetas i mitur, duke luajtur pranë banesës së tij është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyral” njofton policia.