E diela që lam pas shënoi një tjetër viktimë të personave të infektuar me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë raportoi pasditën e së dielës se një 51 vjeçar nga Dibra nuk ka mundur të mposhtë sëmundjen pas qëndrimit disa ditë në spitalin infektiv, ka humbur jetën. ndërkohë lajmi i mirë është se gjatë kësaj fundjave janë shëruar 5 persona të prekur nga Covid-19, duke zbritur numrin në 15 në total në të gjithë Qarkun Dibër, por dy rastet e kësaj të hëne e çojnë numrin e të infektuarve aktiv në 17.
Rastet e kësaj të hëne janë në vatra të reja në Dibër e Klos, ku në këtë të fundit mësohet se bëhet fjalë për personel shëndetësor. Specialistët epidemiolog kanë nisur gjumrimin e kontakteve si dhe kanë dërguar për analizë në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë, 10 tampon të marrë nga familjarët dhe personeli shëndetësor.