Gazetari i Bild në Gjermani, Peter Tiede, ka lënë të kuptojë në emisionin A-Krasta Show në Syri Tv, se ka filluar të ndjekë gjurmët e parave të cilat Rama ka paguar avokatin më të shtrenjtë në Gjermani për të paditur gazetën Bild
‘Unë jamë duke bërë kërkime dhe do të flas vetëm kur të kem përfunduar. Por jemi duke ndjekur gjurmët e parave. Kush e ka paguar avokatin që ka angazhuar zoti Rama, sepse ai është më i shtrenjti në Gjermani. Kush I pagoi paratë e z. Rama, qytetarët shqiptarë, apo ai vetë?
Sipas tij, Rama është tërhequr nga padia, ndërsa shtoi se ka siguruar dëshmi dhe prova filmike të reja. Gazetari i “Bild”, Peter Tiede u shpreh se i qëndron ende publikimeve të bëra sa i përket dosjeve “339” dhe “184”.
“Për ne nuk ka asnjë arsye që të tërheqim ndonjë gjë nga ato që kemi publikuar. Ne qëndrojmë pas atyre”.-tha Tiede.