“Ti je i çmendur! Unë po të mbaj larg burgut”/ Trump shpërthen gjatë telefonatës me Netanyahun: Ty të urrejnë të gjithë
Një telefonatë mbi Libanin duket se ka përplasur presidentin e SHBA Donald Trump dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Times of Izrael raporton se Trump e akuzoi “Bibin” për mosmirënjohje. “Të gjithë të urrejnë ty dhe të gjithë urrejnë Izraelin për këtë shkak”, mësohet se ka thënë ai. Duket se gjatë telefonatës Trump e ka quajtur Netanyahun të çmendur, ndërsa i kërkoi që Izraeli të binte dakord për një armëpushim me Hezbollahun. “Je i çmendur. Do të ishe në burg nëse nuk do të isha unë. Po të shpëtoj nga kjo. Të gjithë të urrejnë tani. Të gjithë e urrejnë Izraelin për shkak të kësaj.”, raporton Axios, ndërsa tha se gjuha e përdorur nga presidenti amerikan ishte fyese. Një zyrtar amerikan i tha Axios se Trump I dha një “shuplakë” Netanyahut gjatë telefonatës ndërkohë që “Bibi” tha: Në rregull, në rregull, vetëm sigurohuni që gjithçka të rregullohet.