Ndonëse reshjet e borës janë ndërprerë prej një jave, fshati tërnovë e Madhe në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës, është ende i izoluar. Janë vetë banorët e këtij fshati që denoncojnë me video rrugët e bllokuara, ku trashësia e borës aktualisht shkon në afro 60 centimetra. Banorët kërkojnë ndihmën e pushtetit vendor në Bulqizë për të ndërhyrë në mënyrë që edhe ata të kenë akses me qytetin e Bulqizës. Ata shprehen se detyrohen të ecin tre orë në këmbë për të dalë në rrugën e makinës e më pas për tju drejtuar qytetit të Bulqizës. Më problematike situata paraqitet për transportimin e të sëmurëve.

Fshati Tërnovë e Madhe është ndër fshatrat më të thellë malorë në Bulqizë dhe çdo dimër, banorët e këtij fshati përballen me bllokim të rrugës që pengon lëvizjen e lirë drejt Bulqizës.