Stambolli është goditur nga një tërmet 5,8 ballësh me epiqendër në Detin e Marmarasë, në ujërat e rrethit Silivri, njoftoi Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave.
Ndërkohë, si pasojë e tërmetit që ka shkaktuar panikë në mesin e qytetarëve, në rrethin Avcılar është rrëzuar minareja e një xhamie.
Shkollat dhe spitalet u urdhëruan të evakuohen. Fatmirësisht nuk ra raportime për viktima dhe dëme të mëdha.
Tre ditë më parë Stambolli u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 4,6 i shkallës rihter që goditi jug-perëndimin e qytetit.
Turqia ka përjetuar tërmete shkatërruese në të kaluarën. Në 1999, një tërmet me magnitudë 7.6 ballë afër Stambollit vrau më shumë se 17,000 njerëz në rajonin më të madh.
Turqia është ndër vendet më sizmike aktive në botë, pasi ndodhet në disa linja aktive, ku një nga ato më potencialisht shkatërruese është Pika e Anatolisë Veriore (NAF), pika e takimit e pllakave tektonike të Anadollit dhe Euroazisë.