Ashtu sikurse u parakomunikua nga burime jozyrtare të pranishme në mbledhjen e ditës së djeshme të degës së PS-së në Shkodër, Brisejda Kadia është zgjedhur kryetare e re Këshillit Bashkiak.
Kadia pati një përkrahje unanime në votimin e anëtarëve për kontituimin e këshilltarëve të rinj. “Jemi në një situatë të pazakontë. Opozita la pa përfaqësim të tyrin, qyetetarët e Shkodrës. Na takon ne të jemi opozitë dhe për to.”- është shprehur Kadia gjatë fjalës së saj.
Kryetarja e re e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ka folur edhe në lidhje me procedurat për zgjedhjen e e kryetarit të ri të kësaj njësie vendore, pas tërheqjes së kryebashkiakut të zgjedhur, Valdrin Pjetri nga marrja e detyrës, pas publikimi nga ana e Partisë Demokratike e dokumenteve që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia.
“Procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri do të vijojnë sipas Kodit të ri zgjedhor.”- ka sqaruar Kadia.
Sipas burimeve jozyrtare, ish-zv.kryeministrja, Senida Mesi, deputete socialiste në Shkodër, ka deklaruar në mbledhjen e djeshme të degës lokale të PS-së në Shkodër, se me urdhër të shefit të qeverisë, Edi Rama, duhet të përzgjidhet në cilësinë e kreut të ri të Këshillit Bashkiak, Briseida Kadia.
“Kush nuk voton Briseidën do te përjashtohet nga PS”, citohet të ketë thënë Mesi, duke përcjellë urdhërin e Ramës. Kadia është një kandidaturë që mbështetet nga deputeti Tom Doshi