Ndërpritet mbledhja e grupit të punës të Këshillit Politik që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Shkak janë bërë debatet e forta mes përfaqësuesit të PS-së, bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri dhe nënkryetarit të LSI-së, përfaqësues i opozitës Petrit Vasili.

Mbledhja u ndërpre për një pushim të shkurtër deri sa palët janë qetësuar dhe ka rinisur përsëri.