Në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë nga  shtetasja N. M. e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi vëllai po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ndaj prindërve.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku është bërë i mundur parandalimi i konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin I. M., 31 vjeç,  banues në Martanesh, Bulqizë, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprime të mëtejshme.