Njoftimi i policisë

Bulqizë

Rreth orës 19.50, datë 07.07.2019, shtetasi A.Xh. (Kryeinspektor i Mjedisit), ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë, se në thellësi të pyllit në malin e Tërnovës, në një distancë të largët kishte dëgjuar të shtëna armë zjarri.

Menjëherë në vend shkuan forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Bulqizë. Policia nuk konstatoi prova apo persona te dyshuar, por ka shoqëruar disa persona që mund të kene dijeni për rrathanat e kallezimit. Nuk u gjet asnjë mjet me lëndë drusore, por vetëm një kamion bosh, që u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plote të rrethanave të ngjarjes.