Studentët dhe të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratik kanë zgjedhur 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha për të zhvilluar një protestë para Kryeministrisë.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi u shpreh se PD do ta sjellë ndryshimin. “PD do të sjellë ndryshimin. Hapi i parë do të jetë anulimi i ligjit të lartë. PD do të miratojë një ligj që i shërben të rinjve. Në Shqipëri nën drejtimin e PD do të vlojnë idetë, do të gëzojnë më të mirë dhe do të ketë vitalitet e shpresë”. Në ketë protestë kanë marrë pjesë edhe të rinjtë matjanë. Kryetarja e FRPD Mat, Denisa Vata ka shprehur faktin sesi familjet matjane paguajnë 17 mijë paund për të dërguar fëmijët e tyre të punojnë në Angli.