Të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, Gjykata lë në burg vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin
Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurimit arrest në burg në ngarkim të vëllezërve Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj dhe të bashkëpandehurit Petrit Hoxha alias Çakri, mëson gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Në seancë ata kanë kërkuar ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për incidentin që ndodhi seancën e kaluar, ku dhunuan të dyshuarin Çakri. Por sërish ata kanë insistuar që i dyshuari i ka provokuar dhe ka shpifur ndaj tyre. Katër të dyshuarit akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut Renis Dobra në zonën e Matit. Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik të 2025.